Veliu: Sorensen është njeri i njohur për të gjithë rajonin, zgjedhje e mirë për dialogun Kosovë-Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 19:10
Përmes një interviste në Ora News, Lulzim Veliu, njohës i çështjeve rajonale tha se Sorensen është njeri i njohur për të gjithë rajonin dhe zgjedhje e mirë për dialogun.
Veliu: BE ka emëruar personelin e ri për Kosovën. Sorensen është një njeri i njohur për rajonin sepse ka shërbyer në UMNIK dhe pastaj ka shërbyer edhe në Serbi për një periudhë të shkurtër në Kosovë dhe Bosnje. Pra nuk është një njeri i panjohur. Është një zgjedhje e mirë.
Na mbetet të shohim se si do të vazhdojë dialogu. Me administratën e re kanë dhënë sinjale pozitive se do të merren me çështje të rajonit, veçanërisht me Serbinë dhe Kosovën. Në dallim nga paraardhësi i tij, Sirenës vjen nga një vend njohës i Kosovës.