Arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut, në veturë i gjendet edhe një ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 11:48
Një person i dyshuar është arrestuar në orët e para të së hënës në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me 5 fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Mbreti Petri”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
