Statusi “investitor strategjik”, miratohet shtyrja e afatit deri në fund të 2026-ës

Diskutimet për të shtyrë edhe me tre vite ligjin për investimet strategjikë sollën në komisionin e ligjeve diskutimet mbi projektin turistik të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trumpit në ishullin e Sazanit.

Në të pritet të financohen 1,4 miliarde euro, për këto raste parashikohen  përjashtime nga tatime vetëm për hotelerinë.

‘’A do të jetë Sazani pjesë e kësaj procedure? Kjo është 100% në varësi të investitorit nëse do ta bëjë këtë raport ose jo’’.

Debatet nuk munguan mes mazhorancës dhe opozitës, që e quajti ligjin klientelist në prag të zgjedhjeve.

‘’Që ky ligj është me efekt elektoral dhe doni ta përdorni për të marrë vota për PS’’.

Edhe socialisti Pandeli Majko nuk u bind, ndërsa votoi abstenim.

Nisma mori driten jeshile me votat e shumicës parlamentare duke e kaluar në provën e seancës.