Ngjarje e rëndë pranë shkollës “Mihal Grameno” në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot pranë shkollës “Mihal Grameno” në Tiranë.

Bëhet fjalë për një plagosje me thikë, ku një person ka plagosur dy shtetas të tjerë të moshave 51 dhe 57 vjeç.

Policia ka arritur ta prangosë autorin. Ngjarja dyshohet për motive të dobëta.