Proda me krerët e Rrugores, Yzeiri: Theksi u vu tek fuqia parandaluese dhe tek ndëshkimi i burimit të aksidenteve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda mori pjesë dje në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj në qarqe.
Gjatë analizës, ka theksuar se siguria rrugore nuk është në parametrat që duhet të jetë.
Ai ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.
Për të kuptuar më shumë mbi këto kërkesa të kreut të Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte drejtuesi i Lartë në drejtorinë e Policisë Rrugore Ali Yzeiri.
Ai tha se kemi të bëjmë me porosi të lëna nga Drejtori Proda dhe që kanë të bëjnë me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës.
“Në takimin e djeshëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka vënë theksin tek fuqia parandaluese dhe tek ndëshkimi i atyre mjeteve që janë burim i aksidenteve.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një kërkesë për vënie gjobash ndaj atyre që nuk janë burim aksidenti, pasi mund të përdoret dhe forma e këshillimit, apo gjoba me masë Zero vlerë, nëse do jetë rast i përsëritur atëherë do jetë gjobë me vlerë financiare.
Pra, nuk kemi të bëjmë me ndonjë urdhër për vendosje gjobash, por të forcimit të cilësisë së tyre”, u shpreh komisari i Policisë në drejtorinë e Policisë Rrugore Ali Yzeiri.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KOMISARIN E POLICISË NË DREJTORINË E POLICISË RRUGORE ALI YZEIRI


