84-vjeçari, po ecte me motor, përplaset fatalisht nga makina në aksin Shkodër-Koplik

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D.,  28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues  shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

"Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.