10% e të rinjve, të vetmuar, Simo: Shifra mendoj se do të rritet, pasi të rinjtë e duan pavarësinë nga presioni i familjes

Rreth 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, shifër kjo nën mesataren Europiane e cila është ndërmjet 11 dhe 13%.

Të dhënat janë bërë publike nga një raport i hartuar nga Komisioni Evropian, në lidhje me situatën e vetmisë në Evropë, i cili thekson se grupmoshat e reja kanë më shumë gjasa për t’u ndierë të vetmuar, me 15% të grupmoshës 18-39 vjeç që raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me 12% të moshës 40-54 vjeç dhe 11% të të moshuarve.

Për të kuptuar më shumë mbi arsyet e kësaj situate e ftuar në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte sociologia Marsi Simo.

“Është një shifër që mendoj se do të rritet, pasi është një trend që ende nuk ka marrë hovin e duhur dhe për më tepër për shkëputjen e presionit familjar, apo shoqëror, por për shkak të mungesës së ekonomisë.

Të rinjtë e duan këtë pavarësi, por nuk e bëjnë shumë, pasi janë të kushtëzuar nga mungesa e financave për të blerë një apartament, apo për të qenë të pavarur ekonomikisht”, theskoi ndër të tjera sociologia Marsi Simo.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGEN MARSI SIMO