Hetimet e demonstratës së PS-së më 21 janar 2011, paraqiten në SPAK dy vëllezërit e Hekuran Dedës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 10:29
Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave në demonstratën e thirrur nga Parita Socialiste në 21 janar të vitit 2011.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj Agim dhe Zabit Deda kanë dhënë deklarime këtë të martë lidhur me ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve.
Në 21 janar të vitit 2011, gjatë tubimit të opozitës së atëhershme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë protestuesit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.
SPAK po kryen hetime për “21 janarin” pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut e cila cilësoi ngjarjen si “vrasje shtetërore”.
