“Gërdeci” në GJKKO, shtyhet seanca! Fatmir Mediu në SHBA, "nxehen" prokurorët

Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

“Në seancën e radhës në gjyqin ndaj Dosjes “Gërdeci” ku i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ky i fundit nuk u paraqit pasi sipas avokatëve ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizita mjekësore.

Kjo gjë solli debat në seancë ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij.

Ish-ministri paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej që duhet të kryejë ekzaminime mjekësore.

Ndërkohë, prokurori Klodian Braho u shpreh se rekomandimi duhej të jepej nga Mjeku i Familjes dhe jo nga një spital privat në mënyrë që të njihej ligjërisht.

Në sallën e gjyqit, Zamira Durda u shpreh procesi duhet të merret seriozisht nga gjykata.

Në seancën e radhës të caktuar më 12 shkurt ora 09:00 ekspertët do duhet të paraqesin në mënyrë të përmbledhur raportin për aktin tekniko ushtarak”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.