Bledi Shkëmbi feston në debutim. Tirana rikthehet te fitorja

Pak qetësi për Tiranën. Bardheblutë u rikthyen te fitorja në Superiore, pasi mposhtën Bylisin në transfertë me rezultatin 3-0.

Një triumf i rëndësishëm për kryeqytetasit, që vjen në debutimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, pas rikthimit në stol.

Ishte një sfidë shumë e luftuar nga të dyja ekipet, ku nuk mungoi as tensioni. Golat i fitores për Tiranën u shënuan nga Ernest në minutën e 38-të, Ndreca në minutën e 62-të dhe Rafa Silva në minutën e 98-të.

Në pjesën e dytë u dhanë edhe dy kartonë të kuq, në një për secilën skuadër. Ernest u ndëshkua për Tiranën në minutën e 68-të, ndërsa te ballshiotët u ndëshkua me të kuq Ofori 8 minuta më vonë.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e gjashtë me 24 pikë.