Victor Osimhen akuzohet për dh*në fizike ndaj një fotografi!

Victor Osimhen ka përfunduar në fokusin e shtypit turk për një sulm verbal dhe fizik të dyshuar ndaj një fotografi. Sipas asaj që shkruan “Posta” personi i intervistuar, Tolga Bozduman, një person është hedhur drejt tij jashtë një lokali nate pasi ishte pasi po kalonte disa orë aty me miqt e tij dhe diçka me sa duket nuk i kishte pëlqyer tek ky person.

“E filmova Osimhenin teksa dilte me tre kolegë të tij – shpjegoi fotografi –. Kur pa blicin e aparatit, ai u tërbua: vrapoi drejt meje duke bërtitur, tentoi të më merrte aparatin por nuk ia dhashë. Unë e mbajta fort dhe ai më vrau me gjestet e tij, dhimbje që i ndjej ende.

“Më pas ai filloi të shante dhe më tha: “Fshiji fotot, unë do të të paguaj”, vazhdoi Bozduman në rrëfimin e tij, duke dhënë detaje të tjera se çfarë kishte ndodhur ballë për ballë me lojtarin. Unë refuzova dhe ai më kërcënoi duke më thënë 'Do të të shkatërroj'. Për këtë ngjarje, as Osimhen dhe as Galatasary deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë!