Nesër luhet Napoli-Juventus, vjen grumbullimi i parë për Muani, por ka tri mungesa
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e nesërme pasdite, në orën 18:00, kundër Napolit.
Përveç Alberto Costas, mbrojtës i ardhur nga Vitoria Guimaraes, është përfshirë për herë të parë edhe Randal Kolo Muani, sulmues francez që mbërriti javën e kaluar në Torino, por që u zyrtarizua vetëm dje për shkak të çështjeve burokratike me PSG-në.
Lojtari është thirrur për herë të parë dhe tashmë kandidon për një vend titullari, duke qenë në konkurrencë me Dusan Vlahovic-in.
Mungojnë tre lojtarët që janë të dëmtuar prej kohësh: Juan Cabal, Gleison Bremer dhe Arek Milik.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve të disponueshëm për Thiago Motta-n për ndeshjen në stadiumin ‘Maradona’:
Portierë: Perin, Pinsoglio, Di Gregorio.
Mbrojtës: Alberto Costa, Gatti, Kalulu, Cambiaso, Savona, Rouhi.
Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, McKennie, Thuram, Fagioli, Douglas Luiz.
Sulmues: Conceição, Vlahovic, Yildiz, Gonzalez, Adzic, Kolo Muani, Weah, Mbangula.
