VIDEO/ Kaos në fushë! Polemika për arbitrimin, Kukësi braktis ndeshjen

Një situatë kaotike u regjistrua në ndeshjen mes Kukësit dhe Lushjes. Lagunarët triumfuan me rezultatin 2-1, por polemikat ishin të mëdha.

Verilindorët kishin pretendime për gjykimin, pas kartonit të kuq për Dragoshin në minutën e 11-të dhe penalltisë të akorduar në minutën e 29-të.

Ishte 11 metërshi që tensionoi gjithçka, me kuksianët që vendosën të braktisin ndeshjen, duke u larguar nga fusha.

Megjithatë pas disa diskutimeve, u vendos që të rikthehen dhe të vazhdojnë ndeshjen normalisht.