210 operatorë ekonomikë të regjistruar në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi se 210 operatorë ekonomikë janë të regjistruar deri më sot në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, (OBP).
Gonxhja tha se, me shërbimin më të ri, çdo operator ekonomik merr menjëherë njoftimin në e-mail sapo publikohet një procedurë prokurimi.
Ai ftoi bizneset të regjistrohen dhe të vizitojnë faqen zyrtare www.obp.al. Duke plotësuar të dhënat në kategorinë “Regjistrohu si OE” bizneset mund të regjistrohen OBP menjëherë.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara gjatë këtij viti ka bërë revolucion në shërbimin e prokurimit publik, me përgëzime nga homologët evropianë, UNOPS, duke u kthyer në shembull kthese në sektorin më problematik e vulnerabël, duke rritur transparencën, kursimin e fondeve publike, konkurrencën, risitë, dinjitetin e administratës shqiptare dhe leverdishmërinë për AK – klientët, duke fuqizuar tregun e lirë shqiptar, duke shpejtuar procedurat, duke eliminuar vonesat, hilet dhe subjektivitetin, duke garantuar cilësinë dhe standardet e mallrave dhe shërbimeve të kontraktuara, çka vërtetohet nga pasqyrat statistikore.
OBP për herë të parë publikon në kohë reale dhe njofton operatorët ekonomikë që regjistrohen në sistem, për çdo garë e tender të shpallur, përmes një platforme online – falas.
Gjithashtu OBP prezanton në kohë rekord online Katalogun Digjital ALBZONE për autoritetet kontraktore, ku porosia kryhet në kohë reale, mes termave e çmimeve të unifikuara e certifikuara.
OBP si ent me vetëfinancim, çdo fitim pas taksave do ta investojë në art e kulturë, një tjetër e mirë publike kjo.
Çdo ofertues që shpallet fitues nga OBP, e mban vetë përgjegjësinë për çdo detyrim ligjor, deklarimi konflikti interesi apo zbatim të akteve në fuqi.

