Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa ka bërë të ditur shifrat e thirrjeve në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, thekson se dedikimi dhe reagimi i shpejtë i ekipeve të mjekëve, mbetet prioritet për sigurinë dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

“Gjatë vitit 2024, Njësia e Koordinimit e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore ka qenë në shërbim 24/7, duke pritur 467.702 thirrje në numrin 127, një rritje prej 55.638 thirrjesh krahasuar me një vit më parë”, thotë ministrja Koçiu.

Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj

Urgjenca Kombëtare është shndërruar në një qendër ekselence të shërbimit shëndetësor dhe së bashku me MSHMS janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve kudo në Shqipëri.