Kompania kineze do të ndërtojë impiantin diellor mbi Vaun e Dejës, fiton tenderin 13.8 mln euro
Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së fundmi fituesin për impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, me një ofertë 13.8 milionë euro.
Bëhet fjalë për GAMMA – SUNGROW FPV e cila është një kompani me zyra në Gaoxin District, Hefei në Kinë.
Kompania do të bëjë dizejnimin, ndërtimin dhe operimin për impiantin 12.9 MW që lokalizohet në liqenin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit.
“Kontrata përfshin ndërtimin e projektimit dhe 2 vite funksionim, për një impiant PV lundrues 12.9 MW që ndodhet në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës” thuhet në përshkrimin e bërë në njoftimin e SENA në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila është edhe financuesja përmes një kredie e këtij projekti.
Më herët BERZH ka miratuar një kredi 9.1 milionë euro pikërisht për këtë projekt.
KESH ndërkohë, si kompania publike e gjenerimit prej disa vitesh po angazhohet në diversifikimin e portofolit të prodhimit duke parë me interes atë diellore. Konkretisht prej vitit 2022 është në prodhim një impiant mbi digën e Zadejës në kaskadën e Drinit teksa janë edhe një sërë projektesh të tjera që janë në faza të ndryshme.
Pak kohë më parë drejtori i KESH Erald Elezi tha për “Monitor” se cilat ishin disa prej tyre ku konkretisht:

