Qeveria propozon Gentian Sulën si anëtar të Këshillit Drejtues të AKEP

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme t’i propozojë Kuvendit emërimin e Gentian Sulës si anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Vendimi u mor me propozimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.