Mbrojtësi i Juventusit nuk shkon tek Napoli, kthehet në Brazil
Danilo largohet nga Juventusi, por skuadra e tij e ardhshme nuk do të jetë Napoli.
Sipas Sky Sport, mbrojtësi brazilian ka vendosur të kthehet në Brazil dhe i ka thënë “po” për Flamengos.
Në bazë të kësaj zgjedhjeje janë arsyet familjare, çka do të thotë se futbollisti nuk do të qëndrojë në Itali dhe do të largohet nga Europa pas 13 vitesh.
Porto ishte klubi i parë që investoi për të lindurin në vitin 1991, duke e marrë nga Santosi në vitin 2012.
Pas tri sezoneve në Portugali, ai nisi përvojën e tij me Real Madridin, nga viti 2015 deri në 2017, ku luajti gjithsej 56 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi tre gola.
Më pas kaloi te Manchester City, ku regjistroi 60 paraqitje dhe shënoi katër gola, përpara se të transferohej tek Juventusi, ku pati periudhën më të gjatë në një klub evropian.
Me fanellën bardhezi, braziliani zhvilloi 213 ndeshje dhe realizoi 9 gola, duke përfunduar zyrtarisht aventurën e tij.
Gjatë karrierës së tij, Danilo ka fituar një Kampionat Paulista në vitin 2011 me Santosin, dy kampionate dhe dy Superkupa në Portugali, një La Liga spanjolle, dy Premier League, dy Kupa të Ligës Angleze, një FA Cup, një Community Shield, një titull kampioni në Serinë A, një Superkupë Italiane dhe dy herë Kupën e Italisë.
Përveç kësaj, ai ka fituar një Copa Libertadores, dy Liga të Kampionëve, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për Klube.
