Çelsi rikthehet te fitorja! Blutë e Londrës triumfuan 3-1 ndaj Wolves

Më në fund Çelsi iu dha fund serive të ndeshjeve të humbura, duke marrë bindshëm tre pikët ndaj Wolves. Loja në fushë foli për vendasit, të cilët renditen të katërtit në Premier Ligën, pas Liverpool, Arsenal dhe Nottiggam.

Pas pesë ndeshjesh, më në fund Chelsea rikthehet në kampionat duke fituar 3 me 1 ndaj Ëolves dhe duke iu rikthyer fitoreve në shtëpinë e tyre në Stamford Bridge.

Vendasit e nisën shumë mirë lojën, duke rrezikuar që në minutat e para.

Tosin Adarabioyo e hapi ndeshjen në minutën e 24-të duke e kthyer rezultatin në avantazh të vendasve.

festa zgjati deri në minutat shtesë të pjesës së parë kur Matt Doherty barazoi shifrat e duke I çuar ekipet me rezultatin 1 me 1 në pushim.

Kthimi në arenën e blertë solli sërish nje Chelsi kërkues për fitoren.

Në minutën e 60-të, Marc Cucurellan gjeti rrugën e rrjetës, duke e cuar rezultatin në 2-1.

Vetëm pas pesë minutash Celsi shënoi sërish kur Noni Madueke, vulosi fitoren në të 65 tën

Celsi nuk ka pasur një paraqitje të mirë në ndeshjet e fundit, duke humbur nëntë pikë në tre ndeshjet me Fulham, Crystal Palace dhe Bournemouth.

Megjtihatë ekipi vijon të mbajë vendin e 4 me 40 pikë por vetëm 4 pikë larg të dytit. Duket se është liverpul që tashmë ka krijuar diferencën dhe I pathyeshëm në kryesimin e premier ligë.

Duke folur për mediat trajneri Enzo Maresca-s, deklaroi se lojtarët mund të bënin po kaq mirë edhe në ndeshjet e kaluara, teksa nuk nguroi të kritikonte për mos aktivizim sulmuesin anësor Noni Madueke.