Roma përforcon mbrojtjen, firmos me talentin e Ajax
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 22:00
Devyne Rensch do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Romës. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Amsterdam me Ajax, për të nisur një të re në kryeqytetin italian.
Dy klubet kanë rënë dakord që ky transferim të kushtojë 6 milionë euro. Një shumë mjaft e ulët për shkak se kontrata e 22 vjeçarit me Ajax do të përfundonte në fund të sezonit.
Kujtojmë se Rensch e ka nisur karrierën në Holandë me të rinjtë e ekipit të Unicum.
Teksa, prej vitit 2016, ai është pjesë e Ajax, duke nisur nga moshat e deri tek ekipi i parë.

