Mbappe: Presioni më bën mirë, jam në një skuadër ku gjithmonë duhet të fitosh

Gjatë konferencës për shtyp që paraprin ndeshjen e Champions League kundër Salzburgut, sulmuesi i Real Madrid-it, Kylian Mbappé, deklaroi:

"Objektivi im është të përmirësohem në çdo ndeshje, prandaj shpresoj që ndeshja e nesërme të jetë edhe më e mirë.

Kam besim te cilësitë e mia dhe te shokët e skuadrës. Dua më shumë."

Duke folur për mënyrën si ka përballuar kritikat, Mbappé tha:

"Kam menduar shumë. Si të bëj më mirë, si të lëviz... dhe kur mendon shumë, nuk luan mirë. Me kombëtaren nuk ndodh asgjë. Franca është ashtu si është dhe nuk mund ta ndryshoj atë që ndodh atje.

Mezi pres të kthehem në mars; dashuria ime për kombëtaren nuk ka ndryshuar. Por tani për tani, mendoj vetëm për Madridin dhe për të dhënë maksimumin."

Më tej ‘ylli’ francez shtoi:

"Jam tipi i lojtarit që ka nevojë për këtë presion. Ndjesinë se gjithmonë duhet të japësh më shumë. Kishte disa fishkëllima kundër Celta-s... por kjo është normale për një klub si Real Madridi.

Gjithmonë duhet të fitosh, dhe nëse nuk fiton Superkupën, mund të ketë fishkëllima. Është normale.

Ishte një mbrëmje e vështirë kundër Celta-s, por u përmirësuam, duke luajtur me personalitet dhe duke ndryshuar situatat.

Dhe kjo është ajo që duan tifozët e Madridit: të luash mirë dhe të fitosh ndeshjet."