Denaj: Mbi 67 mijë fermerë mbështetje nga Skema Kombëtare
Gjashtë fermerë në Kuçovë kanë bashkuar sipërfaqet e tyre të tokës, duke bërë të mundur kështu të përfitojnë mbështetje nga Skema Kombëtare për fidanët.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se me me rishikimin e buxhetit në fund të vitit 2024, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arriti 5,2 miliardë lekë. Sipas saj, përfitues janë 67 100 fermerë, ku 52 195 prej tyre përfitojnë naftë në masën 100%.
“Altini dhe 5 fermerë të tjerë, të bashkuar në një grup të përbashkët, me një sipërfaqe totale prej 4 hektarë kanë përfituar 100% mbështetje nga Skema Kombëtare për fidanë. Prodhimet e tyre shkojnë në tregun vendas dhe eksporte duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e produkteve “Made in Albania”, u shpreh Denaj.
Denaj gjithashtu vuri në dukje se për të tretin vit radhazi MBZHR siguron 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte.