Berisha publikon përgjimet. Ja si implikohet Balla në dosjen “Toyota Yaris”. SPAK-u s’e ka thirrur Veliajn për incineratorin. Sot merr fund koha e Xhorxh Sorosit
Nga oborri i Prokurorisë së Posaçme, kreu i Partisë Demokratike akuzoi prokurorët e SPAK-ut se nuk kanë thirrur asnjëherë as kryeministrin Edi Rama dhe as kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me dosjen hetimore të asaj që Berisha e cilëson si vjedhja e shekullit, incineratorit të Tiranës.
"Tani realiteti është se, njeri në botë që nuk sheh mungesën e plotë të inceneratorit të Tiranës dhe malin e plehrave aty, përveç këtij institucioni kriminal nuk ka. Dhe përgjegjësi kryesor i tij, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk janë marrë në pyetje asnjëherë në lidhje me këtë çështje. Ndaj dhe meritojnë çdo damkë, çdo epitet, çdo denoncim.
Ato janë në mënyrë figurative, se edhe Zaho Koka është një dëshmor i luftës, por Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, dosje që përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë këtë klan. Këta mendojnë se do e fshehin, por e kanë të kotë se gjërat ekzistojnë gjithnjë në dy dhe tre kopje..
... Denoncimi i krimit për Sali Berishën nuk njeh asnjë kufi. Prokuroria e posaçme ka vite që i ka aty dhe i fsheh dhe mbulon krimin në mënyrën më kriminale. Jam këtu për t’i garantuar se do ndëshkohen një për një në përputhje me ligjin për fshehjen e këtyre dosjeve.
SPAK është një institucion politik, i cili komandohet nga Edi Rama. Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Rama me të gjithë dokumentet. Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori...", deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.
Berisha publikon të tjera përgjime tronditëse ndërsa theksoi skemën se si implikohet ministri Taulant Balla në dosjen “Toyota Yaris”.
“Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë.
Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave.

Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.
Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.
Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.
Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.
Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.
Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?
Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?
Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.

Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.
Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.
Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.
Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.
Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.
Radovan Çela: Do flas prapë.
Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri.
Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion. Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell.
Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypoit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode.
Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit.
Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut.
E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda.
Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral.
Tani unë do u përgjigjem gazetarëve. U ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Është radha jonë. Këta të ardhme nuk kanë”, tha Berisha.
Po ashtu, Berisha deklaroi se sot me betimin e Presidentit Donald Trump merr fund koha e Xhorxh Sorosit.

“Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën.
Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri.
Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.
Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë.
Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.
Miqtë e mi, është radha jonë.
Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese.
I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute.
I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.
DEKLARATA E PLOTE E BERISHES NGA SPAK




