Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i cilido shtet ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, theksoi dy parime të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme. Së pari, ai theksoi se nuk duhet të ketë asnjë pengesë për qytetarët shqiptarë për shkak të skadimit të dokumenteve të identifikimit.

Së dyti, ai kërkoi që çdo dokument biometrik të cilido shteti ku ata ndodhen, të konsiderohet i vlefshëm për të votuar për qytetarët shqiptarë me të drejtë vote. Berisha theksoi se dokumentet, si karta identiteti apo pasaporta biometrike, duhet të pranohen për të siguruar që çdo qytetar shqiptar të mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës, pavarësisht nga vendndodhja e tij.

"Së pari, parimi ynë, asnjë pengesë nuk duhet të ketë për qytetarët shqiptarë për shkak të skadimit që disponojnë.
Së dyti, çdo dokument biometrik i cilido shteti që ata ndodhen, duhet të konsiderohet i vlefshëm për të votuar qytetari shqiptar me të drejtë vote.
Pra, jo vetëm afati, por edhe e drejta e tyre për të votuar me dokumente që disponojnë të shtetit ku janë.
Karta identiteti apo pasaporta, çfarëdo që të kenë, mjafton të jenë biometrike, ato duhet t’i konsiderojmë të vlefshme për votën e tyre."