Zbardhen debatet me dyer të mbyllura/ Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: PS bllokoi hetimin e skandalit të mikro-kredive

Pak orë para nisjes së sesionit të ri dhe të fundit parlamentar për këtë legjislaturë, është mbledhur paraditen e sotme Konferenca e Kryetarëve të komisioneve dhe grupeve parlamentare.

Në fjalën e saj demokratja Jorida Tabaku mësohet se ka shpërthyer në akuza të forta ndaj socialistëve, të cilët u fajëson për bllokimin e nismave ligjore të opozitës,m dhe favorizimin me ligj të oligarkëve në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga deklaratat e bëra nga Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve

Jorida Tabaku: “Iniciativa ime për screening të investimeve të huaja ka 3 muaj që pret për konsultim publik, ndërkohë PS favorizon oligarkët me ligje që heqin taksat!

Ligji im për investimet e huaja bllokohet, ndërsa socialistët miratojnë taksa zero për 10 vite për oligarkët në vetëm pak ditë!

Tre muaj pritje për hapjen e konsultimit publik mbi ligjin tim, ndërkohë socialistët nxitojnë të shpërblejnë oligarkët në Kuvend!

Socialistët dhe demokratët në Kuvend, a janë njësoj? Ligje për oligarkët kalojnë me urgjencë, ndërsa të PD vonohen!

Ligji propozuar nga PD për transparencë investimesh pret 3 muaj, por PS kalon menjëherë ligjin që favorizon të pasurit!

Skandali i mikrokredive: PS refuzoi komisionin hetimor, PD sjell ligj për mbrojtjen e qytetarëve!

Puna intensive e PD për mikrokreditë: Ligji i ri gati për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet!"

PS bllokoi hetimet për mikrokreditë, PD propozon ligj për të garantuar drejtësi dhe mbrojtje për qytetarët!

Pas skandalit të mikrokredive, PD bashkëpunon me Bankën e Shqipërisë dhe FMN për një ligj në shërbim të qytetarëve!

Propozimi i PD për mikrokreditë: Ligji që mbron qytetarët nga abuzimet pret miratimin në Kuvend!"