PO NDODH/ Berisha me ovacionesh paraqitet në SPAK: Pse ka frikë Prokuroria e Posaçme që është rrethuar nga policia?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Ndërkohë lideri demokrat është pritur me ovacione nga militantët e Partisë Demokratike të cilët janë njoftuar zhvillimin e një proteste sot para SPAK-ut.

Teksa i përshëndeti mbështetësit, Berisha nuk ka dhënë një deklaratë për mediat, ndërsa do ta bënte menjëherë pasi doli nga ambientet e SPAK-ut.

PO NDODH/ Berisha me ovacionesh paraqitet në SPAK: Pse ka frikë

"Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.

Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje. Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh.

Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni. Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë", tha Berisha pasi doli nga SPAK.

Hetimet e "Partizanit"

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

PO NDODH/ Berisha me ovacionesh paraqitet në SPAK: Pse ka frikë

Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.