PAMJET/ Me 5 akuza mbi shpinë, Veliaj fluturon sërish në SHBA! Kush është biznesmeni që ka paguar për pjesëmarrjen e tij në inaugurimin e Trump?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj që është në hetim nga SPAK për të paktën pesë akuza penale, ka udhëtuar drejt SHBA-ve që të marrë pjesë në ceremonine e inaugurimit e Donald Trump.

Agjencia e lajmeve “CNA” teksa citon burime pranë Veliajt se ai është tashmë duke u ulur në aeroportin e Uashingtonit, ka publikuar dhe fotot qe e tregojnë këtë fakt.

Nisur nga ky raportim, burime jozyrtare për “Ora News” bëjnë me dije se një biznesmen nga Tirana ka paguar 150 mijë euro biletën për pjesëmarrjen e Veliajt në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Nga të njëjtat burime jo zyrtare mësohet se Veliaj do paraqitet si gruaja e biznesmenit “bamirës” që  ka paguar dy bileta për të qenë pjesë e këtij eventi botëror.

Ndërsa në ditët në vijim do të publikohen dhe fakte konkrete mbi këtë informacion ende jo zyrtar.

RAPORTIMI I CNA

Veliaj i fshehur pas kapelës së tij është fotografuar në aeroport tranzit dhe ulet sot rreth orës 2 të mesditës, pas rreth dy apo tri orësh do të jetë në Uashington.

Veliaj është nisur për në SHBA që të marrë pjesë në ceremonine e inaugurimit e Donald Trump.

Megjithëse, kryetari i Bashkisë është një nga veglat më të pështira të George Soros, armikut më të madh të presidentit të rizgjedhur Trump, Veliaj po përpiqet që me çdo mjet dhe mënyrë të gjejë rrugën dhe të afrohet me administratën e SHBA-ve me shpresën se mund ti shpëtojë prangave pas hetimeve disamujore nga SPAK që lidhen me familjarët e tij dhe me të, për afera korruptive, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, mosdeklarim pasurie, të cilat në fakt janë të dokumentuara, janë kryer kontrolle të shumta dhe pritet vetëm mbyllja e tyre.

Erion Veliaj mendon se duke shkuar në SHBA apo duke blerë bileta dhe për të marrë pjesë në evente të ndryshme gjatë ditës së nesërme mund edhe të justifikojë vetën apo të ushtrojë presion mbi prokurorët e SPAK apo me shpresën se nga SHBA do bjerë telefonata nga SHBA për të shpëtuar një hajdut.

“CNA” ka mësuar nga burime zyrtare se Veliaj do të përdorë disa bileta të blera me pagesa nga biznesmenë të lidhur me të dhe familjarët e tij, të cilët janë në hetim nga SPAK-u, bileta këto eventesh gjatë inagurimit të presidentit Trump që ai do t’i përdorë për propagandë për të thënë se ka qenë në inagurimin e Trump, se ka qenë i ftuar etj.

Në fakt, ky është momenti që SPAK duhet të hetojë kush është burimi i financimit jo vetëm i biletës së avionit apo hotelit ku do flejë kryebashkiaku, por i të gjithë aktiviteteve ku do marrë pjesë, kush janë financuesit, kush ka lobuar dhe kush ka paguar pasi ka dyshime të forta se janë njerëz të lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK që bashkë me Erion Veliajn mund të zhyten në skandalet të cilat kanë shpërthyer dhe po përpiqen që të përdorin këtë event, pra inagurimin e presidentit Trump në favor të tyre që të shpëtojnë së bashku me kryebashkiakun e Tiranës dhe dyshimet janë se janë këta financuesit, pra persona në hetim nga SPAK për lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, të cilët kanë hedhur dhjetra-mijëra dollar për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në eventet e Donald Trump. /CNA.al