Risi në platformën e-Albania/ Rama: “Diella”, asistentja virtuale së shpejti në shërbimin tuaj

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Diellën, asistenten virtuale që do të asistojë qyetatarët gjatë ndërveprimit me platformën e-Albania.

Postimi i Ramës:

Mirëmëngjes

dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë????