Blushi telefonatë me përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale mbi gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale për t’u interesuar lidhur me ecurinë e gjendjes shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Postimi i Blushit:

Zhvillova sot një bisedë telefonike me përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale për t’u interesuar lidhur me ecurinë e gjendjes shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Ilir Meta dhe timin personal, përcolla urimin për shërim të shpejtë dhe të plotë për Fortlumturinë e Tij.

U bashkohemi lutjeve për rikthimin e Tij sa më të shpejtë në misionin e bekuar dhe në krye të punëve të mira në dobi të Kishës dhe besimtarëve duke nderuar përgjithmonë me respekt dhe mirënjohje kontributin jashtëzakonisht të vyer dhe të vlerësuar që Kryepeshkopi Anastas ka dhënë në dekada për ringritjen e Kishës tonë Ortodokse, për forcimin e besimit dhe të vlerave më të mira të shoqërisë.