34-vjetori i themelimit të PD në Kurbin, Gjekmarkaj: Të bashkohemi për të sjellë rotacionin

Në aktivitetin për 34-vjetorin e themelimit të PD. në Kurbin, drejtues politik i qarkut Lezhë Agron Gjekmarkaj, i cilësoi drejtuesit e bashkive Kurbin dhe Lezhë, banditë, që vjedhin qytetarët.

Aktiviteti u përshëndet dhe nga deputetë të qarkut të Lezhës, ndërsa u dhanë dhe mesazhe për fitore në zgjedhjet e 11 Majit.

Demokratet duhet të bashkohen për sjellë rrotacionin politik dhe larguar këtë qeveri të korruptuar.Kështu u shpreh nga Kurbinit nën kryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, njeheraz dhe drejtues poltik i qarkut Lezhë.

Duke folur në aktivitetin e organizuar për 34-vjetorin e themelimit të PD, Gjokmarkaj hodhi akuze dhe në drejtim të drejtuesve të Bashkive të Lezhës dhe Kurbinit, duke u quajtur bandit.

Aktiviteti për 34-vjetorin e Partisë në Kurbin u përshendet dhe nga deputetet e Qarkut Lezhë, të cilët vunë theksin tek beteja elktorale e 11 Majit.

Në këtë përvjetor demokratet e Kurbinit u shfaqen më të bashkuar se kurre, duke dhënë mesazhin e fitores se thellë në këtë zonë në zgjedhjet e 11-majit.