Vit zgjedhor/ Andoni: Fushata ka nisur, ka gjuhë të ashpër dhe elementë ofendues

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte publicisti Ben Andoni, i cili u shpreh se fushata zgjedhore ka nisur edhe pse zyrtarisht nis pak javë më vonë dhe se publiku është i ngatërruar për disa arsye.

"Mendoj që publiku është pak i tollovitur, për shkak të situatës së vendit, kryesisht situatës politike e cila përkon me ngritjen e nivelit të drejtësisë.

Në momentet që jemi përpara fushatës, por që e dimë shumë mirë që fushata ka nisur, por zyrtarisht nis pak javë më vonë, intensiteti i diskursit politik është rritur, ka gjuhë të ashpër, ka elementë fyerës etj.

Mua më vjen keq që akoma instancat nuk janë vendosur, por mesa duket do të vendosen kur të shpallet fillimi i fushatës.

Publiku është i ngatrruar ndërmjet premtimeve, realiteteve të realizuara nga 3 mandatet e zotit Rama, sidomos mandatit të tretë, premtimet që vazhdojnë përsëri nga mazhoranca dhe mbi të gjitha një pjesë flegmatizmi që zgjat me SPAK-un.

E para sepse, nëse keni parë me kujdes ka shumë dosje të cilat duken sikur janë të kopsitura, që janë të thjeshta për t'u perceptuar dhe që nuk ka asnjë lloj përgjigje ose të paktën të ketë individ të cilët të qëndrojnë pas hekurave e nga ana tjetër është publiku që pret përgjigje sesi po shkon drejtësia për të cilën ka sakrifikuar jashtëzakonisht", u shpreh Andoni.