Opozita dhe mazhoranca bien dakord, çështja e Vullnet Sinajt do kalojë që në seancën e parë plenare
Këshilli i Mandateve po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pika e parë e rendit të ditës në mbledhje ishte dhe çështja e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.
Gjatë diskutimit, opozita dhe mazhoranca ranë dakord që çështja të kalojë në seancën plenare në Kuvend.
Mocioni i paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, pra jo seancën e së hënës, një seancë e cila ka karakter ceremonial.
Propozim që hasi kundërshtim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokraike Gazment Bardhi.
“Kompanitë e Sinës kanë përfituar nga buxheti i shtetit. Kushtetuta nuk ka kriter për shumat e përfituara. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës dhe kërkesa të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Mos u bëni përsëritës të shkeljes së Kushtetutës”, ka deklaruar ai.


