Nuk u arrit marrëveshja, menaxheri i Davies largohet nga Mynihu, tur takimesh me klubet 'big'
Çështja e ‘Davies’ duket se është larg zgjidhjes, të paktën për momentin.
Përpara është një rrugë e gjatë deri më 30 qershor, data kur përfundon përfundimisht kontrata e kanadezit me Bayern-in, duke e bërë atë një lojtar të lirë.
Kjo është formula drejt së cilës aspiron të arrijë Real Madridi, që e ka kërkuar lojtarin prej kohësh.
Nga ana tjetër, në Gjermani, situata për rinovimin e mundshëm të kontratës së numrit '3' të Bayern-it ndiqet me një farë pasigurie.
Thuhet se menaxheri i lojtarit largohet nga Mynihu pa një marrëveshje dhe, duke nisur nga tani, do të fillojë një seri udhëtimesh për të vlerësuar të gjitha ofertat që përfaqësuesi i tij ka në tryezë: nga Liverpooli, Manchester City dhe, sigurisht, Real Madridi.
Megjithatë, Alphonso Davies rrallëherë është lidhur me Premier League-n dhe duket e çuditshme që, në këtë moment, klubet angleze të hyjnë në garë për lojtarin.
