Shiti 475 vende VIP të stadiumit ‘Camp Nou” për 30 vjet, Barcelona zyrtarizon marrëveshjen me arabët

Barcelona bëri publike këtë të enjte marrëveshjen për shitjen e 450 vendeve VIP të stadiumit të ri ‘Spotify Camp Nou’, që arriti me investitorë nga Lindja e Mesme në fund të dhjetorit, që i lejon të kthehet në rregullin 1:1 për transferimet e ardhshme.

Klubi ka njoftuar shitjen e 475 posteve për një periudhë maksimale prej 30 vjetësh, sipas komunikatës publike, ndonëse nuk është përmendur kurrë shuma e këtij operacioni. Teksti i komunikatës është si më poshtë:

"Klubi ka mbyllur operacionin për një total prej 475 vendesh me dy investitorë të ndryshëm nga Lindja e Mesme, një territor me një treg të madh për produkte të këtij lloji, dhe për një periudhë maksimale prej 30 vjetësh.

Këto operacione, sipas kërkesës së investitorëve, përmbajnë klauzola konfidencialiteti që synojnë të mbrojnë avantazhin konkurrues të grupeve investitore në sektorin e hospitality dhe produkteve VIP, siç janë përfshirë gjithashtu në operacione të tjera financiare të Klubit (siç është financimi i Espai Barça).

Në të dy rastet, grupet investitore, pasi kanë kaluar shqyrtimin përkatës, kanë marrë një raport pozitiv nga Zyra e Pajtueshmërisë e Klubit, si dhe një raport pozitiv nga Komisioni Ekonomik.

Dokumentacioni përkatës për këto marrëveshje u dërgua në LaLiga para mesnatës më 31 dhjetor 2024.

Përfitimet që do të krijohen nga dhënia e shfrytëzimit të këtij produkti të ri do të mundësojnë që Klubi të vendosë në dispozicion të investitorëve të Espai Barça një pjesë të konsiderueshme të shumës të parashikuar si kthim i borxhit të ‘Spotify Camp Nou’ para përmbushjes së pagesës së parë të parashikuar gjatë sezonit 2025/26."