Aksident në Korçë/ Makina përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2025, 18:05
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.
Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë. Gjithashtu i plagosuri ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
