Matura 2025, Llazo: Hera e parë që testet shpallen kaq herët, ndihmë e madhe për nxënësit dhe mësuesit

Me rikthimin e nxënësve në shkolla kanë nisur dhe përgatitjet për Maturën Shtetërore, ku një ditë më parë Ministria e Arsimit shpalli datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025, që do të mbahen për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Provimet nisin me 3 qershor: Gjuha e Huaj 10 qershor: Gjuha Shqipe dhe Letërsia 17 qershor: Matematika. 24 qershor: Provimi me Zgjedhje.

Matura 2025, Llazo: Hera e parë që testet shpallen kaq herët,

Ekspertja e edukimit Ana Llazo në një lidhje me skype në studion e “Ora News” u shpreh se kjo është hera e parë që testet e Maturës shpallen kaq herët.

“Kjo është diçka pozitive, pasi do të ndihmojë jo vetëm nxënësit por gjithashtu edhe mësuesit.

Të gjithë mësuesit dhe maturantët do të kenë këtë vit rezultate shumë herë më të mira se sa në vitet e kaluara, pasi ato kanë kohë jo vetëm për t’u testuar por edhe për t’u korrigjuar”, u shpreh ndër të tjera ekspertja Ana Llazo.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN E ARSIMIT ANA LLAZO