MODELET PËR MATURËN! Mehmeti: Testet të nisin që në vitin e parë! Ndihmon nxënësit e mësuesit të identifikojnë mangësitë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 15 Janar 2025, 14:17
Ministria e Arsimit ka shpallur datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025, që do të mbahen për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.
Provimet nisin me 3 qershor: Gjuha e Huaj 10 qershor: Gjuha Shqipe dhe Letërsia 17 qershor: Matematika. 24 qershor: Provimi me Zgjedhje.

Eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti thotë se shpërndarja e testeve model duhet të kishte nisur që në vitin e parë të arsimit të mesëm.
Për Mehmetin testimet në kohë të hershme i ndihmon maturantët të korrigjojnë mangësitë në njohuri dhe për të përmirësuar përgatitjen e tyre gjatë gjithë periudhës së arsimit të mesëm.
Rezultatet do të jenë vendimtare për gjimnazistët që synojnë të vazhdojnë një degë në arsimin e lartë.

