Përplasi me makinë 69-vjeçaren, arrestohet shoferi në Laç

Një 36-vjeçar ka përplasur me makinë një 69-vjeçare në Laç. Mësohet se ai ka përfunduar në prangat e policisë. Ndërsa, këmbësorja po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.