Elbasan, pa energji disa fshatra dhe disa rrugë rurale të bllokuara

Në Qarkun e Elbasanit raportohet se akset rrugore nacionale e rurale këtë mesjavë jane te hapura dhe pa probleme ne qarkullimin e mjeteve. Ne akset ku ka pasur debore apo ngrice nga firmat kontraktuese eshte bere pastrimi i bores dhe kriposja ne vendet problematike. 

Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Q.Thane, temperaturat kane arritur deri -6 grade dhe qe prej oreve te para te mengjesit eshte punuar me borepastruese e kripe. 

Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve levizja behet me zinxhire e goma dimerore nga Borova ne Stebleve. Në pjesën tjetër qarkullimi kryhet normalisht.
Edhe akset e tjera jane te hapura dhe ne vendet ose pikat problematike eshte hedhur kripe.

Ne disa bashki vijon puna per hapjen e rrugeve rurale qe lidhin fshatrat me njesite administrative. Ne Elbasan vijon të  punohet ne aksin Elbasan-Labinot Mal, Elbasan-Funare.

Ndërkohë nuk ka probleme me prurjet e lumenjve e perrenjeve pasi jane ne kuotat e tyre normale. problem mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra ne Nj.A Polis bashkia Librazhd ,Nj.A Bishqem bashkia Peqin, Nj.A Funar bashkia Elbasan,  si dhe nje kabine ne Prrenjas dhe nje ne Gramsh. Eshte duke u punuar nga punonjes te OSHE per riparimin e defekteve.