33-vjetori i FRESSH, Peleshi: Rol kyç në transformimin dhe modernizimin e PS-së

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë shënon sot 33-vjetorin e krijimit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi vlerësoi sot se forca rinore që ka luajtur një rol kyç në transformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste dhe të gjithë Shqipërisë.

“33 vite nga krijimi i FRESSH, forca rinore që ka luajtur një rol kyç në transformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

Peleshi shprehu mirënjohjen për kontributin e djemve dhe vajzave të këtij forumi në breza, të cilët me vizionin dhe energjinë e tyre kanë ndërtuar një parti moderne dhe e kanë kthyer atë në një forcë progresiste me fytyrë europiane.