Tabaku: Masakra e Reçakut, prova e gjallë e genocidit shovinist mbi shqiptarët
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka përkujtuar sot ngjarjen e 26 viteve më parë të ndodhur në Reçak të Kosovës, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe masakruar 45 prej tyre.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se “masakra e Reçakut nuk është thjesht një faqe e errët në histori – është një kujtesë e asaj se deri ku mund të shkojë mizoria kur ushqehet nga urrejtja dhe ideologjitë kriminale”.
Sipas Tabakut, ajo ngjarje është prova e gjallë e një gjenocidi shovinist mbi shqiptarët, në fundin e një shekulli që na mësoi se e keqja triumfon vetëm kur e harrojmë të kaluarën.
“Nga Reçaku në Bosnjë, nga kampet e shfarosjes në dhomat e gazit, njerëzimi ka parë fytyrën më të errët të vetvetes. Por ne, si komb dhe si qytetërim, kemi një detyrë: të kujtojmë, të ngremë zërin dhe të luftojmë për drejtësi”, shkruan Tabaku.
Deputetja e PD-së shton me tëj se historia mund të na tregojë plagët e së shkuarës, por është në duart tona që ato plagë të mos përsëriten kurrë më.
“Kujtesa jonë është një betim, një thirrje e përjetshme për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar në paqe. Masakra e Reçakut nuk është thjesht një kujtesë, është një premtim – që kurrë më!”, shkruan Tabaku.
