FOTO+VIDEO nga Abu Dhabi, nënshkruhet marrëveshja trepalëshe në fushën e energjisë Shqipëri – Itali – Emiratet e Bashkuara Arabe

U nënshkrua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja, e cila për palën shqiptare u nënshkrua nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, - bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

FOTO+VIDEO nga Abu Dhabi, nënshkruhet marrëveshja trepalëshe

Më herët, gjatë fjalës së tij në Samit, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se arritja e marrëveshjes Shqipëri – Emiratet Arabe – Itali për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, e nënshkruar në Abu Dhabi e bën Shqipërinë një partnere të besueshme ndërkombëtarisht.

Në një postim në rrjetet sociale pas nënshkrimit të marrëveshjes në Abu Dhabi, Balluku theksoi se “ka qenë një rrugë e gjatë dhe sfiduese për të arritur sot në momentin kur Shqipëria bëhet partnere e besueshme ndërkombëtarisht, me vendet lider në sektorin elektroenergjitik, falë punës së palodhur dhe angazhimit maksimal të të gjithë skuadrës”.

FOTO+VIDEO nga Abu Dhabi, nënshkruhet marrëveshja trepalëshe

Ajo e cilësoi këtë marrëveshje një bashkëpunim historik për realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri, si dhe vendosjen e ndërlidhjes së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri – Itali, si pjesë e Korridorit të 8-të energjetik.

Ditën e sotme, në Abu Dhabi u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për kuadrin e partneritet strategjik trepalësh, për energjinë dhe infrastrukturën përkatëse, ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Sultan Ahmet Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të UAE dhe kryetar i Masdar, Gilberto Pichetto Fratin, ministër Italian i Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.