SHKOLLAT DIGJITALE! Manastirliu: Kodim dhe laboratorë në 600 shkolla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 15:18
Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur nisjen e fazës së tretë të investimeve në shkolla. Sipas Ogerta Manastirliut në 600 institucione arsimore do të vendosen laboratorët dixhital
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në shkollën “Tringe Smajli” në Shkodër, theksoi investimet në arsimin digjital duke filluar nga klasa e parë.
Ajo njoftoi se deri në vitin 2025 do të përfundojë pajisja e 615 shkollave me laboratorë inteligjentë. Sipas saj Dy fazat e para kane mbaruar,
Ministrja vuri theksin edhe tek rritja e aftësive në lëndët shkenca, por pa përjashtuar Gjuhën Shqipe dhe atë të huaj.
Ministrja vlerësoi përparimin në përdorimin e teknologjisë për kodim dhe siguri kibernetike.


