Lika: Rama vetë e ngriti çmimin e energjisë elektrike, tani bën sikur e ul, nuk ka logjikë ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 21:20
Në “Drejt” nga Luan Rama, Meri Lika audituese tha se sa erdhi në pushtet Rama puna e parë që bëri ishte ngritje e energjisë elektrike dhe tashmë bën sikur e ul.
Lika: Kjo është një ulje e rritjes. Sepse sa erdhi në pushtet Rama puna e parë që bëri ishte ngritje e energjisë elektrike. Nga 7.7 lekë në dhe e bëri 11.4 lekë me gjithë TVSH. Kështu që kjo është një tendencë për të ulur atë që ngriti, prandaj nuk duhet ta trumbetojë.
Ka tentuar disa herë në këto vite për ta ngritur çmimin e energjisë. Fliste për bordin e ERRE që do të ngrihet çmimi për të testuar shoqërinë. Për mua ulja me 1 lekë për kilovat është një gjë që nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve sepse nuk ka logjikë ekonomike.
