Inxhinieri Duleviç: Me uljen e çmimit të energjisë pensionistët kursejnë vetëm 360 lekë në muaj

Në “Drejt” nga Luan Rama, Azmer Duleviç inxhinier elektrik tha se ulja e çmimit të energjisë për familjarët nuk ka shpjegim tjetër veçse atij elektoral.

Duleviç: Ulja e çmimit të energjisë për familjarët nuk ka shpjegim tjetër veçse atij elektoral. Në vitin 2015  e kishim çmimin 7.5 lekë dhe u rrit për uljet e humbjeve në rrjet, çka ka një përmirësim nga humbjet. Pika e dytë janë investimet në rrjet që nuk janë realizuar në sistemin shpërndarës. Kanë 38 vite telat që nuk janë ndërruar.

Pse nuk u bë ulja në vitin e kaluar sepse humbjet ishin pak a shumë njëlloj. Është lënë në këtë moment për përfitim elektoral. Me uljen 1 lekë do të thotë kursim për qytetarët 1.2 euro për çdo 100 kilovat. Tek ajo që tha Rama për 1 milion abonentë përfitues, duhet të heqim 200 mijë shtëpi janë të bosh të emigrantëve që kanë zero konsum. Janë rreth 200 mijë pensionistë që shkojnë deri në 300 kilovat dhe këtyre nuk u ulet më shumë se 360 lekë në muaj, se 3600 lekë në vit.