219 automjete i shtohen koleksionit me vlera të rralla historike

Koleksionit të automjeteve të vjetra me vlera të rralla historike i janë shtuar edhe 219 të tjera përgjatë vitit 2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se viti 2024 numëron 305 mjete të verifikuara nga të cilat 217 plotësojnë kriteret për statusin “RETRO”.

219 automjete i shtohen koleksionit me vlera të rralla historike

“209 automjete dhe 96 motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa “RETRO” në periudhën janar – dhjetor 2024”, bëri të ditur DPSHTRR.

Automjetet në fjalë që sot identifikohen zyrtarisht nën logon “RETRO” posedohen nga koleksionistë të ndryshëm, të cilët me pasionin e tyre kanë arritur të ruajnë ndër vite, por edhe dekada makina të tilla unike në llojin e tyre.

219 automjete i shtohen koleksionit me vlera të rralla historike

Statusi “RETRO” nënkupton regjistrimin e tyre zyrtar nga institucionet si automjet i dalë nga qarkullimi dhe i ruajtur për qëllime koleksioni dhe gjithashtu që mbart vlera historike.

Pjesë e “RETRO” sot janë të pasionuarit, restauruesit, koleksionuesit e ciklomotorëve dhe automjeteve të hershme, që gjithashtu ngjallin edhe kureshtjen e njerëzve. /ATSH