Incineratori i Tiranës, nis gjyqi në GJKKO, Alqi Bllako kërkon gjykim të shkurtuar
Nis seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist, njëherësh ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryër në dy raste ku sipas SPAK, ai përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të marte.
Hetimet për Bllakon përfunduan në 17 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion. Alqi Bllako kërkon të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

