Soko: ERRE e ul çmimin, del Rama sillet si kryetari i ERRE-s, KESH-it, OSHE-së dhe ministri i energjisë

Në “Drejt” nga Luan Rama, Pano Soko Nisma Thurje tha se këtu është Rama që është kryetari i ERRE, KESH, OSHE-së dhe ministri i energjisë, teksa shtoi se çmimi i energjisë ulet nga ERRE.

Soko: Autoriteti kryesor i një agjencie kryesore që duhet të dalë, askush nuk e di se çfarë do të thotë agjencia, as qeveria se është e pavarur. Në një paralele duhet të jetë edhe ERRE dhe uljet e ngritjet bëhen nga ky institucion. Fakti që del Rama dhe e lajmëron uljen, tregon se shteti ka rënë.

Këtu është Rama që është kryetari i ERRE, KESH, OSHE-së dhe ministri i energjisë. Vendimi për të ulur çmimin e energjisë duhet marrë me argumente. Nuk ulet në hava dhe as nuk rritet në hava! Duhen argumente pse duhet ulur çmimi i energjisë!