VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Rocco Vata shënon supergol në Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 12:17
Rocco Vata vazhdon të lërë shenjën e tij me fanellën e Watford, duke treguar se po ambientohet mjaft mirë në nivelet më të larta të futbollit anglez, duke shënuar gola nga java në javë.
Watford u mposht 4-1 nga Fulham në FA Cup, megjithatë Vata shënoi një supergol.
Nga një distancë shumë e largët, Vata lëshon një ‘predhë’, teksa vetëm rrjeta mund ta ndalte atë top.
Ky ishte goli i parë në FA Cup me fanellën e Watford për Vatën, i cili ka shënuar 2 gola e ka dhënë 3 asiste në kampionatin anglez.
Kujtojmë se Rocco është i biri i legjendës dhe ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata.
A Rocket from Rocco ????
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 9, 2025
Rocco Vata with a stunner from distance for @WatfordFC ????#EmiratesFACup pic.twitter.com/lrfUJWC4ZH
