Cikalleshi mbyll aventurën në Iran, rikthehet në futbollin turk

Ka zgjatur vetëm një sezon aventura e Sokol Cikalleshit në Iran me fanellën e Tractor. Sulmuesi kavajas ka zgjedhur të rikthehet në Turqi, këtë herë jo më në Superligë, por në Kategorinë e Parë.

Cikalleshi ka firmosur për Adanaspor, ekip që renditet në vendin e parafundit në ligën e parë turke me vetëm 15 pikë në 18 ndeshjet e para.

Me ardhjen e sulmuesit shqiptar duke parë përvojën e tij, Adanaspor shpreson të sigurojë mbijetesën dhe të mos shkojë një kategori më poshtë.

Kujtojmë se Cikalleshi ka qenë pjesë e disa ekipeve në Turqi si Konyaspor, Göztepe, İstanbul Başakşehir etj. Po ashtu ka provuar aventura edhe në Kroaci me Split apo dhe në Korenë e Jugut me Incheon United.